Google ADS

Rita Ora vishet kuq e zi në Berlin

14:53 | 8 Dhjetor 2018
A. B.

Rita Ora,këngëtarja shqiptare me famë botërore po vazhdon të promovjë albumin e saj të ri “Phoenix” , kudo në botë.

Së fundmi Rita ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku edhe ka mbajtur koncertin e saj të radhës, shkruan  portali arbresh.info.

Ylli shqiptar performoi të premten në Berlin të Gjermanisë, ku mahniti publikun me këngët e saj si dhe me paraqitjen tejet atraktive.

Ajo vendosi t’i ndajë disa imazhe tejet të ëmbla gjatë koncertit me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/BrIJ3T-ncSU/

“Faleminderit shumë Berlin! Ju dua shumë, shihemi të gjithë në turin ‘Phoenix’ vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rita

Ndryshe, viti 2018 ishte një vit shumë i rëndësishëm në karrierën e këngëtares, kjo pasi këtë ajo solli albumin e saj të dytë me titull “Phoenix”, pas një pritje të gjatë gjashtë vjeçare, si pasojë e problemeve të shumta dhe proceseve gjyqësore kundrejt ish-studios së saj incizuese, “Roc Nation”, të menaxhuar nga reperi me famë botërore, Jay-Z. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme