Rita Ora vë në pah gjoksin duke pozuar pa reçipeta në imazhet e fundit

22:23 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka qenë mjaft e përfolur muajve të fundit.

Ajo pati një performancë të shkëlqyer në “Coachella”, duke mahnitur publikun që ishin të pranishëm në këtë festival.

Foto: Rita Ora/InstaStory

E njëjta vazhdon të jetë shumë e ndjekur dhe aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi të ndryshme për ndjekësit e saj.

Së fundmi, Ora ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku shfaqet mjaft atraktive në të kuqe, teksa vë në pah gjoksin e saj duke pozuar pa reçipeta.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Këngëtarja shqiptare është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj të ekspozuara, ndërsa komplimentohet vazhdimisht për linjat dhe vijën e trupit.

Bashkëpunimi i fundit i Ritës me Liam Pryne është cilësuar si një nga më të suksesshmit e këtij viti. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme