Google ADS

Rita Ora vazhdon të ketë ndjenja për Calvin Harris, ja çfarë thotë për të!

13:14 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Rita Ora ka bërë të ditur se ajo vazhdon të ketë miqësi të mirë me ish-të dashurin e saj Calvin Harris edhe pse ky i fundit e kishte hequr qafesh përmes një postimi në Twitter.

Këngëtarja e hitit “RIP” kishte mbetur e shkatërruar para dy vitesh kur DJ i famshëm 33 vjeçar e kishte braktisur vetëm përmes një shkrimi në rrjetet sociale pa e paralajmëruar më parë atë, transmeton arbresh.info.

Pavarësisht poshtërimit që i ishte bërë, bukuroshja kosovare ka thënë se nuk ka ndjenja negative mes tyre.

Duke folur në një emision televiziv, Rita ka thënë se ajo dhe Calvin janë shokë të mirë./Arbresh.info.

rita-ora

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme