Rita Ora uron 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në shqip

19:36 | 17 Shkurt 2021
A. B.

Republika e Kosovës sot (17 shkurt 2021) shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Yje të shumta të skenës dhe ekranit i kanë shfrytëzuar profilet e tyre në rrjetet sociale për të uruar për këtë ditë të rëndësishme në historinë e vendit tonë, shkruan portali arbresh.info

E artistja me famë botërore, Rita Ora e e ka treguar gjithmonë me krenari ndjenjën e atdhedashurisë.

Përmes disa fotove në ‘facebook’ ka uruar Kosovën për përvjetorin e 13-të të pavarësisë.

Rita Ora ka uruar Kosovën në dy gjuhët, anglisht dhe shqip dhe ka treguar se është e buzëqeshur në këtë ditë të rëndësishme.

Ajo që bie në sy edhe më tepër është se Rita Ora shihet në fotografi me veshje kombëtare të cilat kanë qenë edhe kostumet e njërit nga projektet e saj të fundit muzikore të realizuara me video-klip.

Happy Independence Day Kosova!!! Urime 13 vjet pavaresi KOSOVA jone! ??????????? Celebrating with my traditional outfit…

Posted by Rita Ora on Wednesday, 17 February 2021

“Urime Ditën e Pavarësisë Kosovë!!! Urime 13 vjet pavarësi KOSOVA jonë! Duke festuar me veshjen time tradicionale nga #BIG. Këtu e keni edhe vajzën tuaj të vogël duke buzëqeshur sot gjithashtu, 5 këngët më të mira në gjithë Spotify sot me #BIG! Wow, faleminderit shumë të gjithëve.”, ka shkruar Rita.

Kjo paraqitje e saj me veshje kombëtare vjen nga klipi i saj i fundit “Big”, i cili u publikua javën e kaluar, në një bashkëpunim me reperët Gunna dhe DJ-të e famshëm Imanbek dhe David Guetta. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme