Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, u ndje e turpëruar kur përfundoi e përfolur në të gjitha mediumet britanike, për shkeljen e rregullave antiCovid që kishte bërë.
Rita së fundi ka udhëtuar për në Bullgari për të nisur punën në një këngë të re, shkruan “The Sun” transmeton portali arbresh.info
Artistja deklaroi se ‘ndihet fajtore dhe se kërkon falje’ për rregullat që theu në një ndejë së bashku me miqtë në Notting Hall.
“Rita ka qenë duke u përballur me veten për gabimin e bërë, kështu që u rikthye në punë për t’i larguar disa nga gjërat”, ka thënë një burim.
“Ajo ka kaluar të shumtën e këtij viti duke punuar në projekte dhe shpreson t’i lansojë në fillim të vitit 2021, me një këngë po ashtu që do ta xhirojë në Bullgari”.
“Rita nuk dëshiron të qëndrojë në Londër këtë kohë, kështu që udhëtoi për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në mënyrë që të fillojë një vit të freskët në janar”, thuhet më tej.
Burimi thekson se ishte ‘shumë e rëndësishme’ për Ritën për të marrë ca kohë për të reflektuar.
Udhëtimi i Ritës vjen pasi inkurajoi fansat ‘të bëhen më të mirë se ajo dhe të mësojnë prej gabimeve’.
Rita ka kërkuar falje pa rezerva për të dy incidentet. / arbresh.info/
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...