Rita Ora u soll keq me konkurrenten e ANTM pasi ishte e dashura e Calvin Harris

09:10 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e famshme e lindur në Kosovë, Rita Ora u ka lënë të gjithëve shumë përshtypje me paraqitjen e saj në “American’s Next Top Model”.

Por duket se jo çdo gjë është duke shkuar në rregull me punën e bukuroshes shqiptare në këtë shou, transmeton arbresh.info.

Njëra prej konkurenteve e quajtur Krislian Rodriguez e ka kritikuar Ritën në një intervistë për TMZ duke thënë se 26 vjeçarja është sjellë keq me të pasi ato të dyja e kanë pasur DJ e famshëm Calvin  Harris të dashur në të kaluarën.

Bukuroshja zeshkane është ankuar se ka pasur një rivalitet të pakuptueshëm të Ritës në raport me të.

Ajo ka shtuar se Rita e ka ditur kush është ajo prandaj edhe është ndier e disfavorizuar në raport me të.

Krislian thuhet se ishte lidhur me Calvin Harris pak kohë pasi ishte ndarë nga bukuroshja nga Kosova, Rita Ora./Arbresh.info.

3d06690500000578-0-image-a-166_1486683294744 3d0666a800000578-0-image-a-162_1486683286587 3d0666c900000578-0-image-a-168_1486683301647 3d06685900000578-0-image-a-163_1486683289080

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme