Rita Ora tregon trupin e tonifikuar nga palestra

08:40 | 26 Shtator 2022
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë e përkushtuar në muzikë.

Por krahas kësaj, ajo një pjesë të madhe të kohës e kalon duke u kujdesur për veten, gjegjësisht me ushtrime në palestër, shkruan arbresh.info

Rita tregoi figurën e saj të tonifikuar dhe barkun me muskuj në një paraqitje me sytjena sportive blu.

Bukuroshja bionde i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme mbi supe dhe zgjodhi një pamje natyrale të makijazhit për të treguar tiparet e saj të bukura.

Ylli nga Kosova këtë periudhë ka qenë mjaft e angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth botës.

Ajo në fillim të muajit shtator mbajti edhe një koncert falas në Shqipëri. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme