Google ADS

Rita Ora tregon trupin e tonifikuar e veshur në pantallona të shkurtra

17:26 | 16 Janar 2022
A. B.

Rita Ora po përgatitet për të filmuar sezonin e ri të “The Voice Australia”.

Rita së fundi tregoi figurën e saj të tonifikuar me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ndërsa mbërriti në The Boat House, shkruan arbresh.info

Rita e përshtati pamjen e saj me një këmishë me kopsa dhe atlete të zeza të rehatshme.

Këngëtarja tutje kompletoi dukjen me një çantë të zezë dhe vendosi syze dielli teksa po shkonte drejt ndërtesës.

Rita i lidhi flokët e saj të gjatë bionde në një topuz të lartë dhe dukej se nuk kishte vendosur grim në fytyrë.

Bukuroshja shqiptare së fundmi foli për The Independent për romancën e saj me Taika, duke thënë: “Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja atë”.

Ajo shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe ta ‘mbrojë atë’, përpara se të thotë se ka ndryshuar mënyrën se si shoqërohet tani në sytë e publikut.

Rita u takua me regjisorin fitues të çmimit Oscar në Australi në muajin shkurt, në kohën kur ajo po xhironte “The Voice Australia”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme