Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora gjithmonë është krenare për origjinën e saj.
E këtë artistja shqiptare e ka konfirmuar edhe së fundi pasi në mbarë botën është publikuar harta interaktive, e cila zbulon vendlindjet e të famshmëve në mbarë globin, shkruan arbresh.info
Kjo hartë e quajtur Tjukanovt Github, shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytete e tyre përkatëse të lindjes. E Prishtina me kë tjetër mund të karakterizohej, pos me emrin e të famshmes Rita Ora. Këngëtarja shqiptare me renome botërore është lindur në kryeqytetin kosovar më 26 nëntor të vitit 1991, si fëmija i dytë i prindërve Besnik dhe Vera Sahatçiu.
Duke u shprehur krenare për prejardhjen e saj, Rita ndau me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj. Rita përndryshe ishte vetëm një vjeçare kur familja e saj u shpërngul në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Kujtojmë që Rita ka njoftuar fansat e saj se këtë shtator do të jetë në Shqipëri, për një koncert gjigant në Tiranë.
Koncerti do të jetë falas për të gjithë dhe do të jepet në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin shqiptar. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...