Rita ka bërë maksimumin e saj për të qëndruar e vendosur në mbyllje këto ditë gjatë pandemisë globale.
Kjo nuk e ka ndaluar atë të publikojë këngën dhe klipin e saj të ri “How to be lonely”, që është pritur mirë nga fansat e saj.
Rita Ora dukej rrezatuese si gjithnjë kur ajo mori pak ajër të pastër ndërsa pozonte në një fushë të gjelbër, mes bllokimit të vazhdueshëm të Britanisë shkaku i COVID-19, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Këngëtarja, 29 vjeçe, dukej mbresëlënëse me një këmishë të bardhë me shirita rozë, kombinuar me një palë pantallona të shkurtra të zeza.
Duke vendosur gjithashtu disa gjerdan ari, Rita ishte veshur siç duhet për shëtitjet e saj, ndërsa merrte vëmendjen e të gjithëve me dukjen tërheqëse.
Krijuesja e hitit “Let You Love Me” përfundoi pamjen e saj duke lënë që flokët e saj bjonde platin të binin lirshëm mbi supet e saj.
Krahas fotografive, ajo shkroi në Instagram: ‘How to be lonely’ live nga Londra nesër! Unë ju dua të gjithëve”.
Kujtojmë se Rita së fundmi është regjistruar si vullnetare në Shërbimin Shëndetësor, ndërsa nëna e saj Vera Ora është rikthyer sërish të punojë në psikiatri. /arbresh.info/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë