Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ditë më parë konfirmoi se me 11 maj po sjell bashkëpunim me artistet Bebe Rexha, Charli XCX dhe Cardi B.
E gjersa është në përgatitje të këtij bashkëpunimi, këngëtarja shqiptare ka qenë së fundmi e ftuar në një emision televiziv, nga ku edhe është detyruar të zbatojë rregullat e një stafete e cila titullohet “Camera Roll”, transmeton telegrafi.
Në këtë video, ajo nuk ka hezituar që të ndajë me shikuesit disa fotografi personale nga kamera e saj e telefonit, pasi edhe tematika e emisionit është e tillë.
Pas asnjë hezitim, Ora ka treguar për fotografitë e zakonshme që i realizon në përditshmëri.
Disa prej të cilave ajo i ka më përzemër janë fotografitë me kafshët në kopshtin zologjikë, por edhe ato me anëtarët e familjes sigurisht.
“Unë jam angazhuar për të luajtur këtë lojë të quajtur “Camera Roll” dhe të gjithë e dinë se kjo gjë për mua është një udhëtim i frikshëm. Nuk e di se çfarë do të gjeni atje, por unë e bëra! Mbijetova! Oh gjithashtu ka një ekskluzive për vajzat! Kontrolloni të gjithë stilin e lojës”, ka shkruar këngëtarja Ora në Instagram.
Duket se “Camera roll” do të jetë një lloj stafete për yjet e famshëm, që do të pritet me interes nga fansat për të parë se çfarë imazhesh mbajnë ata në telefonin e tyre.
https://www.instagram.com/p/BiX-pmPHXPS/?taken-by=ritaora
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...