Ajo kurrë nuk ka turp të tregojë fizikun e saj në rrjetet sociale.
Dhe Rita Ora shfaqi barkun e saj të tonifikuar në një kostum me vija teksa pozoi për foto të reja të mrekullueshme mes turneut të saj për shtyp në Berlin të martën.
Këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi linjat e përsosura në bluzën e hapur me qafë të lartë, të cilën e bashkoi me një fund të ngjashëm.
Ajo la flokët e saj bionde me kaçurrela perfekte dhe zgjodhi një ‘look’ tipik me grimi me shkëlqim.
Bukuroshja pozoi në këndet e saj më të mira në ballkon teksa dielli binte mbi fizikun e saj të zbukuruar nga palestër.
Ajo dukej në formë të mrekullueshme, teksa nuk i munguan as komentet nga ana e fansave të saj të shumtë.
Rita ka qenë e angazhuar për të promovuar muzikën e saj të re dhe në këngën e saj të fundit, “Don’t Think Twice”.
Kjo është kënga e tretë nga albumi i saj i ardhshëm, “You and I”, i cili eksploron rrugëtimin e dashurisë së çiftit të fuqishëm.
Rita së fundmi tha se albumi pasqyron se sa është ‘rritur’ ajo gjatë ‘viteve të fundit’.
Këngëtarja shpjegoi se bashkë-shkrimi “You and I” nga shënimet e saj në ditar e bëri atë të kuptonte se sa shumë ka ndryshuar në jetën e saj.
Albumi dokumenton kapitujt e marrëdhënies së saj me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.
“You and I” – vazhdimi i “Phoenix” të 2018-ës – është albumi i parë i Ritës si pjesë e partneritetit të saj të ri me BMG dhe publikohet më 14 korrik. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...