Artistja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është akuzuar për shkelje të rregullave në një kohë pandemie, pasi thuhet se organizoi një ndejë për të festuar ditëlindjen e 30-të të shtunën (28 nëntor).
Këngëtarja, 30 vjeçare, pretendohet të ketë ftuar afro 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të shënuar ditën e rëndësishme deri ‘në orët e para të mëngjesit’.
Kjo vjen pak pasi qeveria theksoi përsëri rëndësinë e respektimit të kufizimeve të dielën, përpara izolimit të dytë kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar që përfundon më 2 dhjetor.
Në fotografitë e marra nga The Sun, Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i TOWIE, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeçare, shihen në vendin e ngjarjes.
Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë restorantit Casa Cruz, teksa ata u futën në dritare dhe u përpoqën të hapnin një derë metalike.
Një burim theksoi: “Rita dhe motra e saj erdhën të parët në restorant, po prisnin miqtë e tyre”
“Kishte një numër të ftuarish, të gjithë të veshur elegantë dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa, për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte. Kjo vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit”.
Drejtori i restorantit, Nicholas Fallows gjithashtu ka thënë për The Sun se ai nuk kishte qenë në dijeni të ndonjë plani për një ngjarje dhe restoranti ishte ‘në pronësi të aksionarëve’.
Ndërkohë policia konfirmoi se ishin thirrur të shtunën në mbrëmje për të raportuar për një shkelje të mundshme të COVID-19.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima