Google ADS

Rita Ora: Shumë krenare, Kosova përgjithmonë!

20:13 | 25 Gusht 2018
A. B.

Rita Ora është njëra ndër artistet shqiptare më e famshme për momentin si dhe perfaqësuesja më e denjë e vendin tonë.

Rita u shpërblye me çmime në eventin më të madh të muzikës “MTV VMA”, në të cilin u bë shqiptarja e parë që shpërblehet me çmim nga “VMA”, shkruan portali arbresh.info.

Ajo mori çmimin “Best Dance” (Vallëzimi më i mirë) me këngën “Lonely Together”, të cilën e ka në duet me DJ tashmë të ndjerë, Avicii.

Rita përmes një postimi në Instagram  shfaqet në mesin e hartës së Kosovës me trofeun fitues në dorë, ku siç duket suksesin dhe çmimet ja dedikon vendin të saj të lindjes .

“Historike. Shumë krenare, #Kosovapërgjithmonë!”, ka qenë mbishkrimi i Ritës në fotografi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme