Ylli i famshëm me origjinë shqiptare, Rita Ora dëshiron të krijojë këngë me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Maxin, pra me ikonat shqiptare të cilat veprojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare shpreson që ajo, Dua, Bebe dhe Ava do të mund të bashkëpunojnë në një këngë të re.
Duke folur në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, ajo tha: “Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, gjë që është e mrekullueshme”.
“Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të tria”, shtoi Ora.
Kur u pyet nëse janë takuar ndonjëherë bashkë, ajo u përgjigj: “Po, me Ava Max dhe Bebe kemi punuar bashkë. Jo edhe aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar”. /Klankosova.tv
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...