Rita Ora shkëlqeu në American Music Awards

09:04 | 10 Tetor 2018
A. B.

Rita Ora mbrëmë mori pjesë në “American Music Awards” , ku dukej tejet elegante dhe e bukur.

Ajo çdo herë ka guxim të madh të rrezikojë me pamjen si dhe veshjet e saj.

Por, Rita ka befasuar me pamjen e saj në “American Music Awards”- Los Anxhelos të martën në mbrëma, shkruan Daily Mail, përcjell arbresh.info

Këngëtarja 27-vjeçare, u shfaq elegante me një fustan të zi, me të cilin tregoi linjat e saj trupore perfekte si dhe vuri në pah gjoksin e saj bombastik.

Rita kishte mbledhur flokët dhe po shkëlqente me pamjen e saj plot glamur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme