Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tash e sa javë po e shijon qëndrimin në Australi.
Bukuroshja shqiptare së fundi u pa duke dalë nga një sallon bukurie në Sydney, shkruan arbresh.info
Ajo u shfaq e veshur me tuta sportive të zeza dhe sandale të zeza të kombinuara me ngjyrë të kaltër.
Ajo momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Follow Me” që e solli në bashkëpunim me DJ Sam Feldt.
Rita javë më parë solli edhe videoklipin e këtij projekti që u prit mirë nga fansat.
Ora përndryshe është e angazhuar si paneliste në jusrinë e “The Voice Australia”, dhe kjo është edhe arsyeja që këto kohë ndodhet në kontinentin e largët. /arbresh.info/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...