Google ADS

Rita Ora shkëlqen në stilin ‘cowboy’, paralajmëron lansimin e klipit “Follow Me”

09:14 | 14 Dhjetor 2021
A. B.

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është përherë e komentuar për paraqitjet e saj.

Këngëtarja e njohur ndiqet nga më shumë se 16 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit e të cilët nuk i zhgënjen asnjëherë me postimet e shumta që bën, shkruan portali arbresh.info

E bukur erdhi edhe në paraqitjen e radhës, ku po duket tejet joshëse e veshur në stilin ‘cowboy’.

Ylli i muzikës postoi disa imazhe të reja të shkëputura nga xhirimet e videoklipit, përmes të cilave falënderoi fansat, ndërsa edhe paralajmëroi publikimin e videos.

“Askush nuk më të më dashuroi si ti, por kjo do të thotë se ti ke fuqinë që të më lëndosh gjithashtu. Shumë e lumtur që ju të gjithë po e doni “Follow Me”, faleminderit që po e dëgjoni”, ka shkruar Rita sipër imazheve që ndau me ndjekësit në Instagram.

Ndërkohë, Rita është aktualisht në një lidhje me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi.

Çifti thuhet se kanë filluar lidhjen në fillim të marsit para se ta zyrtarizonin publikisht më 21 prill. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme