Rita Ora ishte veshur me një fustan të pastër argjendi me xhufka kur pozoi për një set fotografik për revistën “Harper’s Bazaar Australia and New Zealand” këtë muaj.
Këngëtarja 31-vjeçare dukej e pabesueshme në fotografitë rrezatuese dhe tha në intervistën e re për revistën australiane se nuk do të përjashtonte një zhvendosje të përhershme në kontinentin australian.
Rita – e cila kaloi shumë kohë në Sydney për xhirimet e “The Voice” – foli gjithashtu për ‘konceptin e çuditshëm’ të famës, duke thënë se ajo e mendon veten si një ‘njeri me këmbë në tokë dhe normal’, shkruan DailyMail.
Për fotosesionin, ajo tregoi shkëlqimin e saj të bronztë dhe figurën fenomenale të trupit në fustanin e tejdukshëm që kishte një fund të shkëlqyeshëm dhe dizajn me rripa.
Ajo i kapi flokët e saj kaçurrela në një topuz dhe zgjodhi një makijazh tipik joshës ndërsa pozonte në rërë.
Në fotografinë e kopertinës ajo ndërroi veshjet dhe tregoi trupin e saj të tonifikuar me një fustan transparent.
Gjatë një bisede me revistën, ajo preku temën ‘e nxehtë’ – atë të një shpërnguljeje të mundshme në Australi – vendi ku takoi të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.
E pyetur nëse do të zhvendosej ajo u përgjigj: “Kush e di? Rikthimi në Australi nuk është përjashtohet si mundësi”.
“Më ka pëlqyer shumë jeta këtu dhe kam krijuar disa miq të shkëlqyer. Kurrë mos thuaj kurrë. Sigurisht që nuk është jashtë mundësisë”, tha Ora.
Më vonë përgjatë intervistës ajo foli edhe për presionin e famës.
Ajo tha: “Njerëzit më pyesin gjatë gjithë kohës, ‘Si është fama?’ Dhe është vërtet e vështirë të shpjegosh famën nëse nuk je në të. Është një koncept shumë i çuditshëm”.
“Nuk e mendoj realisht si realitet… nuk e marr me vete në shtëpi. Më pëlqen ta mendoj veten si një person normal. Të gjithë ata që më takojnë më thonë: ‘Uau, je super me këmbë në tokë’. Por unë kam qenë gjithmonë e tillë”, tha këngëtarja shqiptare.
“Njerëzit mund të vijnë dhe të flasin me ju. Njerëzit mund të vijnë dhe t’ju bëjnë fotografi. Është diçka që vjen me territorin”, tha Ora.
Ajo shtoi se miqtë e saj gjithmonë i thonë se ndonjëherë harrojnë që ajo është e njohur, por që ajo nuk do të lejojë që fama e saj ‘të ndalojë jetën e saj’.
Gjithashtu të mërkurën Rita u lajmërua për fansat e saj në Instagram, duke ndarë me ta një sërë fotografish nga plazhi i Venedikut teksa pozoi në një veshje tërësisht të zezë në perëndim të diellit.
Rita ka kaluar një kohë të gjatë në Australi vitet e fundit, madje atje u njoh edhe me të dashurin e saj aktual, Taika Waititi.
Një burim i tha tabloidit britanik The Sun se çifti filloi lidhjen ‘fshehurazi’ në fillim të marsit të po atij viti, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles në fillim të qershorit.
“Të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha një burim i brendshëm në atë kohë.
Duke parë drejt së ardhmes, Rita i tha më parë tabloidit britanik The Independent në një intervistë se “do të donte të kishte një familje të mirë të madhe”.
“Nuk prisja të gjeja dashurinë në Australi, as nuk po e kërkoja atë”, zbuloi ajo për marrëdhënien e saj me Taikan, 46 vjeç. /Telegrafi/
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër