Google ADS

Rita Ora shkëlqen gjatë performancës në koncertin virtual të “SHEIN World Fashion Show”

09:30 | 22 Shtator 2020
A. B.

Rita Ora dëshmoi se është rikthyer në biznes ndërsa performoi hitin e saj “Anywhere” gjatë shfaqjes virtuale të SHEIN Together’s Walk Your Wonderful A / W të shtunën mbrëma.

Rita u duk tejet bukur në këtë event teksa u shfaq me pantallona të gjera sportive, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info

Ylli kosovar dukej e ashpër në kostumin e saj krejt të zi, të cilin ajo e stiloi me një xhaketë të mbushur me tegela.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” qëndronte e gjatë në thembra të rripave të kyçit të këmbës, ndërsa ajo solli shkëlqimin në veshjen e saj me aksesorët e saj prej diamanti.

 

Me flokët e saj kaçurrela të kapur latredhë gjysma të lëshuara poshtë, i dhanë një pamje edhe më tërheqëse asaj.

Walk Your Wonderful u mbajt si një ‘thirrje veprimi’ për diversitetin dhe përfshirjen, me donacione bamirëse për njerëzit në nevojë.

Aktualisht, Rita është në lidhje me regjisorin greko-francez Romain Gavras, 39 vjeç, të cilin ajo u pa për herë të parë së bashku në korrik. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme