Ajo aktualisht po qëndron në Los Angeles, pas një qëndrimi disa mujor në Australi.
Dhe Rita Ora shijoi një udhëtim të mbushur me argëtim këtë fundjavë ndërsa u drejtua për në Las Vegas, shkruan DailyMail.
Ylli me prejardhje shqiptare, shfaqi këmbët e saj të tonifikuara e veshur me një fustan mëndafshi i shtypur në ngjyrat zi dhe ari për udhëtimin, për të festuar ditëlindjen e shoqes së saj Anda Vlasaku.
Rita kompletoi pamjen e saj me një palë taka ari dhe një çantë me zinxhirë.Për gjerdanë ajo kishte zgjedhur disa shtresa të arta dhe unaza të thella.
Flokët e saj bjonde ishin lënë në një model të lirshëm, gjersa këngëtarja kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj.
30-vjeçarja ndau gjithashtu me fansat një ‘selfie’ nga pjesa e pasme e një makine luksoze dhe një fotografi nga momenti kur po hipte në një avion privat.
Rita u shoqërua nga miku i saj i ngushtë, Vas J Morgan për në udhëtimin e largët, ndërsa pozuan së bashku për një ‘selfie’ gjatë rrugës për në aeroport.
Ora gjithashtu shfrytëzoi storjet e saj në InstaStory për t’i uruar shoqes së saj Anda një ditëlindje të lumtur ndërsa publikoi disa fotografi qesharake.
Rita ndërkohë, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me regjisorin Taik Waititi dhe së bashku janë duke qëndruar në Los Angeles të Kalifornisë./Arbresh.info/
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...