Bëhet e ditur se Rita ka përfunduar romancën me aktorin Rafferty Law.
E me pamjen e fundit, bukuroshja shqiptare i tregoi aktorit se çfarë ka humbur teksa u pa për darkë në West Hollywood të mërkurën, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info
Rita u shfaq pa reçipeta nën veshjen transparente, dhe nuk la vend për imagjinatë, ndërsa me këtë pamje siguroi që të gjithë sytë të ishin në të teksa ajo doli jashtë me bluzë të tejdukshme në ngjyrë më të errët.
Ajo e shoqëroi pjesën e sipërme me një fustan lëkure, i cili e bëri të dukej akoma më të veçantë.
Megjithatë, duke mos qenë e kënaqur me një pamje mahnitëse, këngëtarja zgjodhi një ndryshim të veshjes, duke shkëmbyer me një palë pantallona po ashtu të lëkurës.
Ajo e finalizoi pamjen me vathë diamanti, një gjerdan dhe aksesorë tjerë të ndryshëm.
Kjo përndryshe ishte marrëdhënia e parë e Ritës që kur u nda nga producenti i “Ozzy Osbourne”, Andrew Watt në fillim të vitit të kaluar.
Ndërkohë, pas një kohe të gjatë në mungesë prurjesh, është bërë e ditur që kënga e saj e re do të publikohet në muajin mars./ arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...