Ajo ka treguar sensin e saj të modës në evente të ndryshme të mbajtura së fundmi.
Kësaj radhe, Rita Ora zgjodhi të dukej shumë thjeshtë pasi u pa duke u larguar nga “The Mercer Hotel” në New York, shkruan Daily Mail portali arbresh.info
Këngëtarja, 30 vjeçe, kishte veshur një xhaketë A.P.C me kapuç të zi dhe një palë tuta të përshtatshme që kombinoheshin me atlete të bardha.
Rita i la flokët e saj bionde në valë të lirshme, ndërsa për aksesorë bëri një përzgjedhje të zinxhirëve të artë të vendosur në qafën e saj.
Interpretuesja e hitit “Lonely Together” mbante një kapelë dhe mbuloi fytyrën me një palë syze dielli të zeza të mëdha dhe një maskë mbrojtëse.
Kjo paraqitje e Ritës vjen pak kohë pasi ajo dha një pasqyrë të rrallë në marrëdhënien e saj me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, 46 vjeç.
Në bisedën e sinqertë, ajo shtjelloi: “Unë thjesht mendoj, me respekt, privatësia është e rëndësishme. Po…kam mësuar shumë në të 20–tat e mia”.
Çifti u lidhën për herë të parë në prill pasi këngëtarja u nis për në Australi, për t’u angazhuar si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”. / arbresh.info/
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane