Ditë më parë, ylli kosovar me famë botërore ishte prezente në Javën e Modës në Paris.
Rita Ora dukej e freskët të hënën në mbrëmje, kur ajo u nis për në një festë me një fustan elegant me dizajn interesant, duke marrë kështu një pamje shumë tërheqëse, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
29 vjeçarja, dukej zonjë e rëndë në një fustan mini ndërsa largohej nga hoteli i saj në kryeqytetin francez.
Ylli me prejardhje shqiptare kishte vënë një palë vathë vezullues, duke u bërë kështu edhe më tërheqëse. Rita Ora këto ditë mori pjesë në pasarelën e markës së famshme “Miu Miu”, të martën në Paris.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” dukej tërheqëse me një fustan ngjyrë shampanjë, kombinuar me një palë doreza të kaltra.
Këto paraqitje të Ritës në Paris vijnë pak kohë pasi u raportua se ajo i dha fund lidhjes me aktori 23-vjeçar, Rafferty Law./arbresh.info/
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...