Rita Ora dje ka zbuluar një emblemë të re duke inkurajuar njerëzit të përpiqen dhe të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së pandemisë së coronavirusit.
Këngëtarja 29 vjeçare, të enjten përmes Instagramit të saj zbuloi bluzat dhe kapelet e reja me një logo dhe tekst të shtypur në ngjyrat e gjelbër dhe e kuqe, ku thuhet: “Ndaloni përhapjen, bëni pjesën tuaj”, shkruan portali arbresh.info
Rita së fundi u pa në rrugë teksa kishte vënë një maskë mbrojtëse kirurgjikale ndërsa doli jashtë veshur me një palë xhinse, e këtë dukje bukuroshja shqiptare e kompletoi me një palë çizme të bardha.
Ky veprim i saj inkurajon popullsinë të ndihmojë në përpjekjen dhe ndalimin e përparimit të pandemisë COVID-19.
Kujtojmë se numri i njerëzve të diagnostikuar pozitivisht në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 2.626, nga 1.950 të mërkurën. Janë testuar gjithsej 56.221 persona.
Pandemia gjithashtu ka çuar në anulimin ose shtyrjen e ngjarjeve të shumta sportive dhe kulturore në të gjithë globin. /arbresh.info/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku