Rita Ora shfaqet me fustan argjendi në Berlin

14:09 | 29 Gusht 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur  shqiptare me famë botërore, Rita Ora mori vëmendjen me një mini fustan argjendi, ndërsa ishte në lansimin e kampanjës së re në bashkëpunim me kompaninë e njohur gjermane “Deichmann Shoe”, në Berlin të mërkurën.

Këngëtarja britanike, 28 vjeçe, tregoi figurën e saj të pabesueshme me fustanin e shkurtër, ndërsa vuri në pah kofshët e saj, shkruan DailyMail.

Teksa ajo u drejtua për në këtë ngjarje, Rita siguroi që të ishin të gjithë sytë te fustani i saj i argjendtë me një front reflektues, të kombinuar me çizme të gjata.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dukej edhe më tërheqëse me pamjen e saj prej bionde me kaçurrela.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme