Artistja ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Rita Ora, po bëhet gati për lansimin e albumit të saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierë.
Albumi i shumëpritur i cili është titulluar “You & I” është planifikuar të publikohet më 14 korrik.
Rita këto ditë ka qenë shumë e zënë me promovimin e albumit të ri në ardhje dhe tre prej këngëve të tij, që tashmë veç janë publikuar me klipe.
32-vjeçarja u lajmërua në orët e vona të së shtunës në Instagram, për të ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi, në të cilat shfaqej mjaft elegante e veshur me një fustan të bardhë dhe me material transparent në disa pjesë të tij.
“Mezi pres t’ju shoh juve djema javën e ardhshme në eventin e nënshkrimeve! Kush po vjen në HMV Westfield më 14 korrik? Para-porositeni tani dhe shihemi atje”, shkroi këngëtarja e lindur në Kosovë.
Rita do të jetë pjesë e HMV Westfield, ku përveçse do të promovojë albumin e ri “You & I”, do të dhurojë edhe kopje fizike të tij me nënshkrime për fansat.
Albumi “You & I” është tejet personal për Ritën dhe vet ajo e ka cilësuar atë si një “ditar të viteve të saj të fundit” – dhe kjo është arsyeja që për herë të parë në një album të sajin, Rita është bashkë-autore në secilën këngë.
Këngët i dedikohen kryesisht gjetjes së dashurisë së vërtetë, bashkëshortit të saj Taika Waititi, si dhe disa nga to kanë rrëfime personale për të kaluarën e vet Ritës. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...