Bukuroshja shqiptare me famë botërore, Rita Ora në asnjë rast nuk e ka mohuar prejardhjen e saj.
Madje ajo gjithmonë e ka promovuar Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan arbresh.info
Së fundi nuk ka munguar një sfidë e re në Tik Tok, ku këngëtarja edhe një herë tregoi për origjinën e saj shqiptare.
Rita ka postuar një video në llogarinë e saj ku është shfaqur duke kërcyer valle popullore shqiptare.
Me një shami në dorë, ajo ka kërcyer ritmin e këngës që është bërë virale ane mbanë botës.
‘Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantwins” më inspiruan’, shkruan ajo duke e shoqëruar dhe me emojin e flamurit shqiptar.
@ritaora I had to…my faves I follow @miantwins inspired me ?? all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound – Sxsryion21 ❧
Ora përndryshe është e angazhuar si paneliste në jusrinë e “The Voice Australia”, dhe kjo është edhe arsyeja që këto kohë ndodhet në kontinentin e largët. /arbresh.info/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...