Rita Ora sërish në skenë me Liam Payne, ‘rrezikohet’ nga e dashura e tij

13:49 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ata nuk arritën të ndeznin skenën gjatë performancë së tyre javën e kaluar në “Brit Awards”.

Mirëpo, këtë të enjte, Rita Ora dhe Liam Payne do të ngjiten sërish së bashku në skenë për të performuar këngën e tyre “For You”, që është kolonë zanore e filmit të famshëm “Fifty Shades Freed”, transmeton Arbresh.info.

Bëhet fjalë për skenën e ceremonisë “Global Awards”.

Performanca e dyshes vjen pak pas thashethemeve se Liam kishte mbajtur distancën me Ritën gjatë performancën në “Brit Awards” pasi e dashura e tij Cheryl ishte në audiencë në ato momente dhe po e vëzhgonte çdo lëvizje të tij.

Ndërkohë, kënga “For You” kërkon performancë deri diku më intime mes dy këngëtarëve dhe këtë e kanë bërë ata në performancat e mëhershme./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme