Google ADS

Rita Ora pushtoi skenën e “Sport Relief 2020”

11:11 | 14 Mars 2020
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, mori gjithë vëmendjen teksa hapi shfaqjen gjigante  “Sport Relief 2020”, të premten.

29-vjeçarja, dukej mahnitëse në një kostum të bardhë teksa performoi këngën e saj më të re “How To Be Lonely”, shkruan DailyMail transmeton portali arbresh.info

Rita realizoi një performancë magjike të përcjellur  nga një grup valltarësh. Bukuroshja shqiptare  kishte veshur  një kostum të bardhë me kësulë në kokë, duke vënë në pah pak nga flokët e saj.

Krijuesja e hitit “Anywhere” ishte në elementin e saj ndërsa performonte para turmës ndërsa valltarët e saj mbështetës, të cilët ishin gjithashtu të veshur me kostume të bardha, u zvarritën rreth saj teksa ajo pushtonte skenën e Media City në Salford, Manchester.

Ndryshe, kënga “How to be lonely” u punua nga kolegu i saj, këngëtari dhe producenti Lewis Capaldi dhe interpretimi i saj në “Sport Relief 2020” është performanca e parë live e projektit të saj më të ri. /arbresh.info/

Të ngjashme