Rita Ora publikon videoklipin ‘Girls’, shkëmben puthje me reperen e njohur

17:44 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar videoklipin e shumëpritur ‘Girls’.

Projekti i ri në të cilin Rita ka bashkuar forcat me reperen Cardi B, Bebe Rexha dhe XCX javë më parë u lansua në versionin audio ndërsa tani ai u finalizua edhe me videoklip, shkruan arbresh.info.

Kënga u komentua shumë për shkak të tekstit që iu del në mbrojtje të komunitete LGBT dhe flet për përvojat e këngëtares 26 vjeçare me femrat.

Edhe videoklipi ishte i mbushur me valltare femra ndërsa ajo që bie në sy ishte edhe shkëmbimi i një puthje pasionante në mes të Ritës dhe reperes së njohur Cardi B.

Rita pas publikimit të këngës ‘Girls’ pranoj që është biseksuale dhe kënga bazohet në përvojat e saj me to./Arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme