Rita Ora publikon këngën e re “How to be lonely”

09:22 | 13 Mars 2020
A. B.

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re.

“How to be lonely” titullohet kjo këngë, e cila përkthyer në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”, shkruan portali arbresh.info

Kompozimin e këngës e ka bërë sensacioni i momentit në Angli, producenti dhe këngëtari Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’ sivjet.

Rita e publikoi këngën e re në mesnatë në të gjitha platformat online të muzikës, teksa më pas edhe në kanalin e saj zyrtar në YouTube, në versionin audio.

Kujtojmë se kjo është  kënga e parë e Rita Orës për vitin 2020, njëherësh kënga e parë solo që pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme