Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re.
“How to be lonely” titullohet kjo këngë, e cila përkthyer në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”, shkruan portali arbresh.info
Kompozimin e këngës e ka bërë sensacioni i momentit në Angli, producenti dhe këngëtari Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’ sivjet.
Rita e publikoi këngën e re në mesnatë në të gjitha platformat online të muzikës, teksa më pas edhe në kanalin e saj zyrtar në YouTube, në versionin audio.
Kujtojmë se kjo është kënga e parë e Rita Orës për vitin 2020, njëherësh kënga e parë solo që pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018./ arbresh.info/
Izraeli sërish sulmon Gazën – vriten të paktën 17 palestinez...
Lajçak pas takimit në Bruksel: Diskutum për Marrëveshjen e O...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për një ‘arratisje të m...
Çfarë nuancash duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë për të la...
Kurti: 95% e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbu...
Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani – “Boshti i ri i së k...