Google ADS

Rita Ora, prezantuese e MTV Europe Music Awards 2017

08:30 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Rita Ora do të ketë dy detyra të mëdha sivjet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards”.

Ceremonia do të mbahet më 12 nëntor në Wembley të Londrës, transmeton arbresh.info.

Ndërkohë, mësohet se këngëtarja kosovare do të udhëheq ceremoninë sivjet dhe po ashtu do të ketë edhe performancë nga ajo.

Rita është shprehur e entuziazmuar me këtë lajm.

“Jam shumë e lumtur që do të udhëheqi sivjet MTV Europe Music Awards”, ka thënë bukuroshja kosovare.

Mësohet se Rita do të këndoj këngën “Your Song” në këtë ngjarje të madhe.

Vitin e kaluar këtë ceremoni e ka udhëhequr shqiptarja tjetër e famshme, Bebe Rexha./arbresh.info/

44cda9b300000578-0-image-a-36_1506560583928 44cda97400000578-0-image-a-37_1506560595619

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme