Artistja e famshme, Rita Ora ka publikuar shtëpinë e saj e cila ndodhet në lagjen Primrose Hill në Veri të Londrës.
“Një nga arsyet kryesore pse e bleva këtë shtëpi ishte për shkak të historisë,” tha këngëtarja në një video të publikuar në Youtube.
“Është ndërtuar në vitet 1800, fillimisht në pronësi të një ilustruesi të quajtur Arthur Rackham , një nga artistët e mi të preferuar.
“Unë kam pasur gjithmonë tërheqje për shtëpitë e vjetra. E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike [shtëpia e] shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë”, ka thënë ajo.
Këngëtarja e “Shine Ya Light” u kujdes që të mbajë origjinalitetin në thelb kur dizajnoi atë. Siç bëri të ditur, tha se “Doja që shtëpia të kishte atë kuptimin e arkitekturës dhe historisë, kështu që nuk doja ta mbushja me të gjitha këto lloj dekorimesh.”
Babai i këngëtares shqiptare, Besnik Sahatçiu, raportohet se ka qenë dëshmitar i dokumenteve që u nënshkruan të premten, të paraqitura nga agjencia “Companies House”.
Kujtojmë se, Rita Ora këtë shtëpi e bleu për 8.5 milionë euro në vitin 2021./arbresh.info/
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj