Rita Ora ka premtuar një video ngjarje masive për fansat e saj, ndërsa ndau me ta një fotografi të sajën ku shihet duke u puthur me një skelet.
Këngëtarja, 29 vjeçare, zbuloi se kishte planifikuar një ngjarje të veçantë për ndjekësit e saj që lidhej me klipin e saj më të fundit “How to be lonely”, shkruan DailyMail.
Sidoqoftë, pandemia coronavirus bëri që planet nuk mund të shkonin përpara, kështu që Rita vendosi të bënte një përvojë digitale, të cilën e ndau me ndjekësit përmes një videoj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B_z6Ip5j0G0/?utm_source=ig_embed
Rita publikoi një fotografi të saj, ku shihej duke u puthur me skeletin me të cilin vallëzoi në klipin e këngës “How to be lonely”.
“Para bllokimit unë kisha planifikuar një ngjarje masive për ju të gjithë si një përvojë gjithëpërfshirëse të videos sime muzikore”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtij postimi në Instagram.
“Unë duhej ta anuloja këtë për shkak të sigurisë së fansave të mi dhe nuk isha në gjendje ta ndaja atë! Sidoqoftë, ne kemi arritur të gjejmë një mënyrë të sigurt për ta bërë atë një përvojë dixhitale gjithëpërfshirëse, për të gjithë ju, që të shijoni sigurinë e shtëpive tuaja dhe unë jam kaq krenare për ekipin tim për sjelljen e kësaj”, shkroi Rita.
Rita nuk ka treguar më shumë në detaje se si e kishte menduar realizimin e kësaj ngjarje që do të përfshinte fansat e saj, megjithatë duket se pret rikthimin në normalitet, për të realizuar projektet e mbetura përgjysmë.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...