Rita Ora poston foto provokative

21:51 | 18 Shtator 2019
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, pas angazhimeve të shumta me mbrëmje dhe koncerte muzikore është kthyer përsëri në shtëpi për të shijuar ditët e fundit të Javës së Modës në Londër, duke goditur një nga biletat më të nxehta të javës, festën “LOVE & YouTube”.

Biondja të hënën u dallua nga të gjithë me stilin e saj, kur ajo u fut në sallën “The Standard”, ku edhe po mbahej eventi.

Ndërsa tani, bukuroshja jonë ka ndarë disa imazhe të reja nga performanca e saj e fundit në Paris, derisa shfaqet me një kostum mjaft të veçantë.

“Nuk e di për ju por nëse nuk jeni i sigurt për veten tuaj, kush tjetër do të jetë. Faleminderit për një fundjavë të jashtëzakonshme, Paris. Shihemi përsëri së shpejti”, ka shkruar mes të tjerash 28-vjeçarja.

Artistja shqiptare në njërën nga fotografitë ka vënë në plan të parë të pasmet, dhe nuk ka dyshim se merr vëmendje me format trupore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme