Google ADS

Rita Ora po shijon kafen në rrugët e New Yorkut

10:22 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Ajo gjithnjë e di se si t’i bëjë për vete njerëzit me stilin e saj unik.

Dhe Rita Ora nuk e zhgënjeu me pamjen e saj të fundit kur ajo u nis për një zbavitje në qytetin e Nju Jorkut të mërkurën.

28-vjeçarja kishte sytë e vendasve të Nju Jorkut, teksa dukej një zonjë e vërtetë me trikon e saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Fustani i bardhë, i gjatë dhe me një dizajn të turbullt, ishte i duhur për Ritën, për ta ngrohur në këto temperatura.

Këngëtarja e hitit “Let you love me” dukej elegante dhe shik, ndërsa kishte vënë një makijazh të lehtë, duke mos dalë nga stili i saj i flokëve bionde.

Në dorën e saj këngëtarja mbante një kafe, ndërsa vazhdon të tregojë se është në formë të mirë fizike.

Gjersa shëtitej e vetme, Rita thuhet se është në një romancë të re me aktorin 35-vjeçar Andrew Garfield.

Këngëtarja ka pasur një listë të gjatë të marrëdhënieve të dashura të profilit të lartë në të kaluarën duke përfshirë dashurinë e saj të parë, DJ-n e njohur Calvin Harris, dhe ish-të dashurin Rob Kardashian.

Të ngjashme