Rita Ora plot stil rrugëve të Francës

19:28 | 17 Maj 2019
A. B.

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi ka udhëtuar për në Nice të Francës.

Ajo ka udhëtuar për Festivalin e Filmit në Kanë, teksa këtë gjë e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, shkruan portali arbresh.info.

Këngëtarja dje ishte e ftuar të performonte në evnetin e organizuar nga “Magnum”, ku tërhoqi vëmendje me fustanin e bardhë.

Gjatë ditës së sotme, paparacët kanë publikuar disa fotografi në të cilat Rita shfaqet e veshur me fustan bardhë e zi.

Ajo kishte shtuar flokët, të cilat i kishte lidhur, kurse fustanin e kishte kombinuar me një palë sandale pa taka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme