Festa e organizuar nga revista “Vanity Fair” në kuadër të mbrëmjes së çmimeve “Oscars 2022” u rikthye në një organizim ‘më të madh dhe më të mirë’ këtë vit në Qendrën “Wallis Annenberg” për Artet Performuese në Beverly Hills.
Rita Ora me prezencën e saj u shfaq me një fustan të zi me shkëlqim dhe bizhuteri me me gurë të shkëlqyes, shkruan DailyMail transmeton arbresh.info
Rita ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori 46-vjeçar Taika Waititi, i cili dukej gjithashtu elegant i veshur me një kostum të hirtë dhe një kravatë me dizajn të çuditshëm.
Bukuroshja shqiptare kompletoi pamjen e saj me një mantel të bardhë, i cili e bënte të dukej edhe më tërheqëse.
Ajo i mblodhi disa nga flokët e saj pas njërit vesh, për të treguar vathët e saj prej gurëve smeraldi.
“Oscars 2022” përndryshe përmbylli me sukses edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë.
Filmi fitues i këtij viti u zgjodh “CODA” i regjisores Sian Heder. /arbresh.info/
lexo edhe:
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë