Google ADS

Rita Ora, performancë mahnitëse në ‘Jimmy Fallon Show’ (VIDEO)

14:25 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Rita Ora promovoi zërin e saj të ëmbël në episodin e së martës së mbrëma të “The Tonight Show” me të famshmin Jimmy Fallon!

Këngëtarja 26-vjeçare këndoi live këngën e saj të re “Your Song”, me një interpretim spektakolar.

“Your Song” është këngë e cila është bashkë-shkruar me Ed Sheeran, i cili gjithashtu ishte një nga mysafirët muzikorë të mbrëmjes.

Gjatë episodit, Rita u bashkua gjithashtu me mysafirin Jada Pinkett Smith dhe Dane DeHaan për të krijuar situata mjaft qesharake për shikuesit.

Një ditë më parë, Rita tërhoqi vëmendjen gjatë daljes nga hoteli i saj, pasi ishte veshur jo njëherë, as dy, por plot tre herë në stilin e viteve të 70-ta.

E tillë, ajo u paraqit edhe gjatë performancës së “Youyr Song”.

https://www.youtube.com/watch?v=ohcMIQ6I9vs

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme