Rita Ora për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shkëlqe fort çdo ditë!

18:14 | 17 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës nuk mund të mungonte urimi i këngëtares me origjinë shqiptare  me famë botërore Rita Ora.

Përmes postimeve në rrjete sociale ajo ka uruar për 11-vjetorin e Pavarësisë përmes një foto nga xhirimet e klipit “Shine your light” realizuar Kosovë vite më parë.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! Shkëlqe fort çdo ditë! Xhirova videon time ‘Shine your light’ atje në vitin 2012 një nga kujtimet më të bukura të mia. Të dua shumë!”,-ka shkruar Rita.

Gjithashtu ajo është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar foto të tjera ku e shohim në moshë të vogël me kostume tradicionale.

https://www.instagram.com/p/Bt-7tAuHlc5/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme