Rita Ora bëri një paraqitje të mrekullueshme në “Oscars 2023”.
Ajo dhe bashkëshorti, Taika Waititi, i dhuruan njëri-tjetrit një puthje romantike në festën e organizuar nga Reivsta “Vanity Fair”, në Beverly Hills të dielën.
32-vjeçarja kishte veshur një fustan të bardhë princeshe, me korse dhe një fund të plotë prej tyli.
Këngëtarja me origjinë shqiptare i la pa frymë të gjithë me dukjen e saj teksa mbërriti në Qendrën “Wallis Anneberg”, duke iu bashkuar një mori fytyrash publike të Hollywoodit si: Sarah Paulson, Naomi Watts, Chrissy Teigen dhe John Legend.
Pjesa e korsesë së bardhë pa rripa të fustanit u fiksua mirë në pjesën e pasme dhe u ngjit në trupin e tonifikuar të Ritës.
Pjesa e poshtme ishte një fund i plotë, i bardhë, i bërë me fije tyli që lidheshin me korse me rrathë argjendi.
Për aksesorë, interpretuesja e hitit “You Only Love Me” zgjodhi një gjerdan që binte në sy me diamantë, i cili mbështillej rreth qafës së saj dhe përmbante gjithashtu një smerald jeshil.
Aktorja e “Fifty Shades Of Grey” e bëri edhe më të bukur pamjen e saj duke shtuar një palë vathë argjendi, të ndezur që shkëlqenin nën dritat e ndezura.
Rrathët e argjendit ishin vendosur në kyçin e saj të majtë për një prekje përfundimtare të bizhuterive të saj ekstravagante për natën e veçantë.
Flokët e saj brune kaçurrelë u ndanë në mes dhe u krehën për të rënë pa mundim pas saj.
Makijazhi i këngëtares ishte bërë në mënyrë klasike për këtë ngjarje, dhe përbëhej nga një shtresë bojë për vetulla e zezë dhe liner, si dhe një hije argjendi vezulluese rreth syve të saj.
Një skuqje rozë dhe një kontur u shtua për të theksuar më mirë mollëzat e saj, ndërsa nuanca mat më e errët ishte aplikuar në buzët e saj.
Bukuroshja e ktheu shpinën drejt kamerave vezulluese për të shfaqur fustanin me korse, stil princeshe që kishte veshur për mbrëmjen e madhe të çmimeve.
Edhe bashkëshorti i saj, Taika, ishte veshur për të lënë përshtypje teksa shoqëronte gruan e tij në festën e përvitshme.
Regjisori nuk është i panjohur për mbrëmjen e çmimeve “Oscars”, pasi ai fitoi një trofe “Oscars” në vitin 2020 për skenarin më të mirë të përshtatur për filmin “Jojo Rabbit”, shkruan telegrafi.
Ylli i lindur në Zelandën e Re kishte veshur një kostum të zi shumë elegant për mbrëmjen.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...