Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Muajin e kaluar këngëtarja shqiptare pati një perfomancë madhështore në kryeqytetin kosovar të Prishtinës me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ajo po thyen rekorde me këngën e fundit “For You“, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Liam Payne, i cili deri më tani është shikuar rreth 69 milionë herë në YouTube.
Por, pas shumë vitesh të mungesës së një albumi të ri muzikor, duket se kësaj po i vjen fundi.
Këngëtarja së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në një studio muzikore.
Bukuroshja jonë nuk ka dhënë detaje shumë, pos që ka treguar se po bashkëpunon me producentin Jackson Ducassen.
Ndryshe, 27-vjeçarja ka fituar ditë më parë një çmim si këngëtarja e vitit Pop në Global Awards. /Telegrafi/
Ursula von der Leyen të shtunën viziton Kosovës, pritet në t...
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Mad...
Moti sot në Shqipëri
Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun ...
Sot mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 10-të të Shkol...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së