Google ADS

Rita Ora ‘ngre’ temperaturat me foton e fundit, pozon në bikini

10:51 | 30 Nëntor 2019
A. B.

Përveç që është një prej këngëtareve më të suksesshme në vitet e fundit, Rita Ora çmohet edhe për dukjen e saj.

Bukuroshja shqiptare gjithmonë kujdeset që të marrë vëmendjen e faqeve rozë në paraqitjet e saja publike apo përmes imazheve që i publikon në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info.

Këtë e ka bërë edhe së fundi, teksa ka postuar foto provokative në bikini të zeza duke shfaqur linjat e saj trupore perfekte.

Teksa ka qëndruar në Amangiri, Ora duket se ka shijuar disa ditë relaksi pas angazhimeve të shumta me xhirimet e filmit “Twist”.

Theksojmë ylli kosovar këto ditë është solidarizuar dhe ka bashkëndier dhimbjen me popullin shqiptar, i cili po përballet me një situatë të vështirë në Durrës dhe Thumanë – vende këto në të cilat pati pasoja fatale nga tërmetet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme