Rita Ora nesër mban koncert në Shqipëri, motra e saj mbërrin në Tiranë

13:36 | 2 Qershor 2018
Arbresh.info

Ka kohë që është paralajmëruar koncertin i 3 qershorit që do mbahet në Tiranë.

Koncerti i madh në qytetin e Tiranës do të sjellë këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora për herë të dytë, shkruan arbresh.info.

Përgatitjet finale për performancën madhështore të yllit të muzikës janë në përfundim, ndërsa në atje ka arritur edhe motra e Ritës, Elena Ora.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes disa imazheve të postuara në Instagram, ajo duket shumë mjaft e lumtur që ndodhet në Shqipëri.

Kjo është hera e dytë që Rita po mban koncert në Tiranë, ajo kishte performuar edhe në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2012./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme