Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora përveç se është në mesin e emrave më të kërkuar në muzikë ajo i ka hyrë seriozisht edhe botës së biznesit.
Rita së fundi është bërë imazh i shumë prej markave më të njohura botërore.
“Adidas”, “Rimel”, “Tezenis”, janë disa prej brendeve prestigjioze të cilat imazh e kanë këngëtaren Rita Ora, kurse ofertat për kontrata të reja nuk i ndalen Ritës.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Rita ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjigande të telefonëve “Samsung”, shkruan lajmi.net.
“Hey njerëz, jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se tani jam në partneritet me brendin e njohur “Samsung”. Aventura sapo ka filluar”, ka shkruar Rita sipër fotografisë.
Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Rita është “Anywhere”, e cila po pëlqehet shumë nga publiku.
Vazhdon përkrahja për Gjestin, fansi bën tatuazh thënien e t...
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë