Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, në një intervistë për revistën britanike “Stylist” ka folur për prejardhjen e saj nga Kosova.
Duke folur për jetën e saj dhe karrierën në muzikë, krijuesja e hitit “Let you love me”, ka thënë se në shtëpi flasin shqip dhe se nuk ka fjalë të përshkruaj se sa krenare është që vjen nga Kosova.
E pyetur se çfarë do të thotë të jesh kosovare dhe se si e ka formësuar kjo si grua, Rita është përgjigjur: “Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen. Në fillim të vitit kam performuar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte përvojë e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”.
Revista gjithashtu e ka pyetur nëse në shtëpi flasin shqip ndërsa Rita është përgjigjur se është e rëndësishme për ata që të flasin shqip.
“Po, është shumë e rëndësishme që ne të flasim shqip”, është përgjigjur Rita.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...