Rita Ora merr gjithë vëmendjen në fotot e reja

11:17 | 11 Prill 2023
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka shkuar në Sydney për sezonin e ri të spektaklit “The Voice Australia”, ku sërish do të jetë trajnere.

E nga Sydney, Rita po kujdeset që t’i mbajë të informuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale, shkruan arbresh. info

Në imazhet e reja, Rita erdhi tejet e thjeshtë, ku shihet duke ngrënë hamburger.

Ylli i popit ka kaluar shumë kohë në Australi, pasi në vitin 2021 ajo nisi rrugëtimin e saj si trajnere në “The Voice Australia”, dhe më pas njëlloj bëri edhe një vit më vonë në edicionin e dytë, ndërsa tani është gati për sezonin e tretë.

Përndryshe, Rita Ora, ka paralajmëruar se këtë vit do të sjellë albumin e tretë në karrierën e saj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme