Rita Ora merr gjithë vëmendjen edhe me veshje sportive

11:24 | 16 Mars 2022
A. B.

Artistja e njohur, Rita Ora është një prej artisteve shqiptare më të famshme në botë.

E ndjekur nga më shumë se 16 milionë persona vetëm në llogarinë e saj në Instagram, Rita shpesh herë sjell imazhe edhe nga përditshmëria, shkruan arbresh.info

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teksa mori vëmendje me thjeshtësinë në foto e reja ku shihet në veshje sportive me ngjyrë të zezë.

31-vjeçarja përshtati dukjen me makijazh të thjeshtë, ndërsa flokët bionde i la natyrale dhe të lira mbi supe.

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare dukej tërë shkëlqim, ndërkohë që mori komente të shumta nga ana e fansave të saj./ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme